Telegrafi

Blerësit: dizajni para kohëzgjatjes së baterisë

Hulumtimi është kryer vitin e kaluar, e të anketuarit në pjesën më të madhe deklaroheshin se janë të gatshëm që të sakrifikojnë kohëzgjatjen e baterisë për dizajnin e hollë të pajisjes. Në përputhje me këtë HTC adaptoi strategjinë e vet, e zhvillimi i celularëve me baterinë prej 3,000 mAh ose më të madhe është anuluar. Prapëseprapë, nga kompania tërheqin vërejtjen se për shkak të dimensionet e mëdha të pajisjes One X në celularë prapëseprapë kanë arritur të vendosin një bateri me kapacitetin më të lartë, derisa celulari ruajti dizajnin e hollë (nën nëntë milimetra).

Përkundër kësaj, kohëzgjatja e baterisë ende është një segment shumë i rëndësishëm për HTC-në, porositën nga kompania. Novacionet kanë të bëjnë me teknologjitë e përdorura në bateritë, dhe në efikasitetin energjetik të softuerit. /Telegrafi/