Telegrafi

Blerandi e nis i pari…

Blerand Stavileci është ministri i parë i cili do të raportoj për punën e deritashme të tij pranë komisionit mbikëqyrës parlamentar.

Si ministër i Zhvillimit Ekonomik, ai do të paraqitet të martën para anëtarëve të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri për të raportuar për gjendjen ne ndërmarrjet publike dhe telekomunikacion.

Stavileci në mandatin e kaluar ka qenë ministër i Bujqësisë, ndërsa në këtë mandat ai është duke u përballur veçanërisht me çështjen e Trepçës.

Deputetët e komisioneve tjera parlamentare u kanë bërë thirrje dhe ministrave të tjerë për të raportuar, përfshirë ministrin e Jashtëm, Hashim Thaçin. /Tribuna/