Site icon Telegrafi

Blerand Stavileci nënkryetar i Prishtinës? PDK thotë se nuk është e vërtetë – LDK nuk kthen përgjigje

Pas fitores së LDK-së në Komunën e Prishtinës, ky subjekt duhet të bëjë koalicion me njërën nga subjektet politike që kanë fituar ulëse në Kuvendin Komunal, për të siguruar kështu shumicën e thjeshtë prej 26 anëtarëve.

Në media sot është raportuar për një bashkëpunim të mundshëm me PDK-në, ku si rezultat PDK do të ketë pozitën e nënkryetarit të Prishtinës.

Për këtë pozitë është përfolur sot emri i Blerand Stavilecit.

Por një gjë të tillë e kanë mohuar nga PDK. “Krejt e pavërtetë”, kanë deklaruar shkurt nga PDK për Telegrafin.

Telegrafi ka provuar të kontaktoj edhe me LDK-në dhe Blerand Stavilecin për të parë nëse është i vërtetë ky lajm, por të njëjtit deri tash nuk janë përgjigjur. /Telegrafi/

Exit mobile version