Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, përkundër zhvillimeve kontraverse politike, ka gjetur kohë që të jetë pjesë e “streeballit” në Prishtinë.
Ai me ekipin e tij sërish mori pjesë në këtë turne të të mbajtur në qendër të Prishtinës, ku edhe fitoi.
Vet Stavileci ka publikuar foto dhe video në rrjetin social Instagram, ku shihet duke luajtur.
Stavileci dikur ka qenë basketbollist i Sigal Prishtinës.
Sot ai suksesshëm drejton klubin e kryeqytetit, Sigal Prishtina, si president i klubit, duke e çuar drejt shumë trofeve. /Telegrafi/