Ministri për Zhvillim Ekonomik, Blerand Stavileci, nuk heziton që të fshehë pasionin e tij për sportin.
Sporti nuk ka qenë vetëm në të kaluarën pasion i Stavilecit, por edhe në ditët e sotme ku ai është tejet i angazhuar si ministër, tregon se sporti është jeta e tij.
Në rrjetin social Instagram është vet ministri plot stil ai që kësaj radhe shfaqet me veshje sportive në fanellë të Sigal Prishtinës duke luajtur në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve.
Nuk është çudi që Stavileci ka një dashuri kaq të madhe për basketbollin.
Ai në të kaluarën ka qenë basketbollist i Sigal Prishtinës dhe tash është president i klubit më të trofeshëm kosovar në basketboll. /Telegrafi/