Shefi i kabinetit të kryeparlamentarit Kadri Veseli, Blerand Stavileci, është bërë baba për herë të dytë.
Ai dhe bashkëshortja e tij, Vitorja, pritën në jetë një djalë.
Lajmin e bëri të ditur bashkëshortja e Blerandit, e cila publikoi një fotografi të foshnjës së porsaardhur në jetë.
Vitorja lindi në Prishtinë, teksa vendosi të shkruajë “Jetë” në përshkrimin e fotografisë së foshnjës së publikuar në Facebook.
Çifti janë të martuar prej tetë vitesh dhe së bashku kanë dy fëmijë, një vajzë të quajtur Mia, dhe djalin e porsalindur.
Blerandi jeton së bashku me familjen e tij në Prishtinë, teksa vite më parë ka qenë edhe ministër i zhvillimit ekonomik. /Telegrafi/