Telegrafi

Bleona zbulon takimin me Donald Trump

 Këngëtarja e cila jeton dhe vepron në SHBA, ka qenë pjesë e evenimenteve të mëdha botërore në vitin e fundit dhe janë edhe mediat e huaja ato që janë interesuar për të, duke e pyetur rreth jetës dhe karrierës së saj.

“Nga fundi i vitit 2008 dhashë një koncert për Donalt Trumpin, pas të cilit ai aq shumë e pëlqeu performancën time sa erdhi të më takonte”.

“Më pyeti se kush isha dhe si mund të më ndihmonte… Unë e pyeta: ‘A mund të më prezantosh me Timbaland?’. Donald u përgjigij: ‘Kush është ky djalë? Do të thuash Justin Timberlake?’ dhe unë i thashë: ‘Jo, jo! Timbaland – ai që shkruan këngë për Justin. Dua të takohem me të dhe të regjistroj albumin tim.’ Donald filloi të qeshte me të madhe… në shenjë pohimi se ai është problem i vogël për të”, ka deklaruar Bleona.

Bleona së fundmi mbajti dhe turneun e saj me koncerte madhështore në Prishtinë dhe Tiranë. /Telegrafi/