Këngëtarja Bleona Qereti është një ndër këngëtaret më të kompletuara, sa i përket promovimit dhe qasjes së saj në internet.
Përveç kanalit në YouTube dhe rrjetet sociale si Facebook, Twitter e Instagram, që tashmë të gjithë këngëtarët i kanë, ajo është e pajisur edhe me web personal dhe madje, tani edhe me aplikacion në App Store.
Bleona ka informuar fansat të gjithë përdoruesit e “iOs”, se tani mund ta shkarkojnë aplikacionin e ri “Bleona”, i cili i’u mundëson përdoruesve që të ndjekin të rejat më të fundit nga këngëtarja, të dëgjojnë këngët, si dhe të ndjekin të gjitha aktivitetet muzikore të saj. /Telegrafi/