Telegrafi

Bleona refuzoi Ritën?

Gazeta Shqiptarja njofton se pas arritjes së të famshmes Rita Ora dhe Bleonës në Tiranë, dy këngëtaret do të drekonin së bashku, por kjo drekë nuk është realizuar.

Arsyeja se pse dy artistet nuk janë takuar ka qenë refuzimi i drekës nga ana e Qeretit, madje thuhet se ato nuk kanë komunikuar as pas koncertit, ku kanë perfomuar pas njëra-tjetrës.

Bleona ka kënduar në gjuhën shqipe, ndonëse transmetimi i koncertit është ndërprerë menjëherë pas ikjes së Ritës, duke mos e transmetuar performancën e Bleonës. /Telegrafi/