Telegrafi

Bleona i quan familje Anitën dhe Ramushin, bën shqiponjën bashkë me kryeministrin

Foto: Bleona/Instagram

Këngëtarja e njohur Bleona Qereti, ka udhëtuar së fundmi nga Amerika në Shqipëri, për të qenë pjesë e programit “Në kurthin e Piter Panit”.

Ajo ishte e ftuara e pjesës së dytë, teksa në pjesën e parë përpara fëmijëve u gjend kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Lexo po ashtu Mes nënës dhe Anitës, Ramush Haradinaj zgjedh të ëmën kur pyetet nga fëmijët e emisionit "Në kurthin e Piter Panit"

Me këtë të fundit, Bleona ka pasur rastin të takohet pas një kohe shumë të gjashtë, njashtu dhe me bashkëshorten e tij Anitën, të cilën Bleona e ka pasur shoqe shkolle.

Këngëtarja Qereti ka shfrytëzuar takimin në prapaskenat e programit, për të realizuar fotografi me çiftin, të cilët i quan pjesë të familjes së saj.

Foto: Bleona/InstaStory

Në një fotografi të publikuar në InstaStory, Bleona ka shkruar “Familja” në mbishkrimin e saj, me çka ka treguar raportet speciale që ruan me ta.

Në një imazh tjetër të publikuar në rrjetet sociale, këngëtarja shfaqet duke bërë simbolin e shqiponjës me duar bashkë me kryeministrin Haradinaj.

Foto: Bleona/InstaStory

Në anën tjetër, edhe Anita me Ramushin dukeshin shumë të lumtur që pas një kohe të gjatë, takuan miken e tyre, Bleonën. /Telegrafi/

Foto: Bleona/InstaStory