Telegrafi

Bleona Qeretit i kujtohet një detaj me Donald Trumpin (Foto)

Donal Trump sot pritet të inaugurohet si presidenti i 45 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

E në këtë ditë këngëtares shqiptare Bleona Qeretit i është kujtuar një detaj mjaft interesant që e lidh me Trumpin.

Lexo po ashtu Bleona Qereti për Krishtlindje me Donald Trumpin (Foto/Video)

Në fakt, Bleona pohon se koncertin e parë privat që e ka mbajtur në Amerikë ishte pikërisht për miliarderin amerikan, transmeton Telegrafi.

“Koncerti im i parë privat në Amerikë ishte në të vërtetë për Donald Trumpin! Jeta ime ka qenë një udhëtim i mahnitshëm që prej asaj kohe, por argëtimi tek tani fillon”, ka shkruar Bleona në Instagram teksa shihet duke marrë pozë në njërin prej hoteleve luksoze të Trumpit.

Ndryshe, këngëtarja ka paralajmëruar projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/