Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm që goditi sot Durrësin me magnitudë 6.4 shkallë të righterit.
Ajo ka bërë një postim në rrjetet sociale, duke treguar se familja e saj janë mirë dhe se lutet për të gjithë të tjerët.
“Tërmeti në Shqipëri me madhësinë 6.4. I lutem Zotit që të gjithë njerëzit e mi të jenë të sigurt. Nëna, babai im dhe unë jemi në rregull – vetëm në momente si kjo ne bëjmë një vështrim mbi atë që me të vërtetë kanë rëndësi në këtë jetë. Shpresoj se ju dhe të dashurit tuaj janë mirë”, ka shkruar në postimin e saj artistja Qereti.
Ndërkohë, tre persona kanë ndërruar jetë si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi vendin rreth orës 03:50 dhe 150 të tjerë janë lënduar. Viktimat janë banorë të Durrësit, Kurbinit dhe Thumanës.
Përveç kësaj, një tjetër tërmet është regjistruar edhe në orën 7:08 me magnitudë 6.3 dhe epiqendër 21 km në veri të Durrësit.
Bleona përndryshe tash e disa ditë është duke qëndruar në Shqipëri për shkak të premierës së filmit “Falco” të Bes Kallakut, pasi këngëtarja luan një nga rolet më kryesore. /Telegrafi/