Telegrafi

Bleona Qereti publikon trailerin e filmit me Nicolas Cage

Bleona Qereti po vazhdon me sukses të krijoj një karrierë artistike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vitin e kaluar ajo paralajmëroi se do të jetë pjesë e kastit të një filmi hollividuian dhe tek sot ka publikuar një insert të filmit.

Ajo do të luajë përkrah aktorit të mirënjohur amerikan Nicolas Cage, në filmin e zhanrit triler të titulluar “211”.

Këngëtarja jonë në filmin artistik luan rolin e Christines, e cila duket si një kliente në një restorant së bashku me miqtë e saj.

Bleona është ndjerë mjaft e vlerësuar dhe entuziaste për këtë hap të ri në karrierën e saj artistike.

Lexo po ashtu Bleona nuk heq dorë nga zhveshja, sërish shfaqet me fustan transparent

“Ishte një nder i pabesueshëm të bëhesha pjesë e këtij projekti. Faleminderit nga zemra @mkives @yonileh @gisellamarengo”, ka shkruar në rrjetet sociale Bleona.

Ndryshe, ajo do të sjell edhe disa këngë të tjera gjatë ditëve në vazhdim dhe projekte të ndryshme. /Telegrafi/