Telegrafi

Bleona Qereti nënshkruan kontratë me kompaninë amerikane “Taryn Brown Company”

Këngëtarja nga Shqipëria, Bleona Qereti, po vazhdon të korrë suksese të mëdha në tregun ndërkombëtar.

E njëjta së fundmi ka nënshkruar kontratë me kompaninë muzikore amerikane, “Taryn Brown Company”.

Kjo u bë e ditur nga vet 40-vjeçarja, përmes një postimi të publikuar në llogarinë e saj personale, Instagram.

Kompania në fjalë merret me promovimin e artistëve si dhe me projekte të ndryshme muzikore, me ç’rast kjo kontratë pritet të bëjë bujë në karrierën e Bleonës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bleona Qereti

Drejtoresha e kësaj kompanie, Taryn Brown për “Yahoo Finance” është shprehur e lumtur me këngëtaren Qereti.

“Bleona është një artiste e pavarur që ka ngritur standartet me talentin, vokalet dhe personalitetin divë”, ka thënë ajo për artisten tonë shqiptare. /Telegrafi/