Gjatë këtij muaji, kanë qenë të shumtë personazhet e huaja që kanë mbushur profilet e rrjeteve sociale me flamurin shumëngjyrësh të LGBTI, ndërkohë Dua Lipa dhe Rita Ora po ashtu janë dy nga emrat e famshëm që kanë reaguar për të drejtat e homoseksualëve.
Megjithatë, edhe këtë vit nuk kanë munguar aktivitetet e ndryshme nën sllogain ‘pride’ (krenari) në Amerikë, e së fundmi u mbajt edhe një koncert në Las Vegas.
Pjesëmarrëse në eveniment për të dytën herë radhazi ka qenë këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, e cila ka ndarë një pjesë të performancës së saj edhe në rrjetet sociale.
“Vegas Pride”, ka shkruar artistja e njohur krahas postimit, gjersa në fillim të videos shihen një pjesë e publikut duke përshëndetur yllin shqiptar.
Qereti shfaqet duke interpretuar disa nga këngët e realizuara në ShBA, ku njëherësh mori vëmendje të madhe edhe me paraqitjen glamuroze.
Siç thekson Bleona, videoja është vetëm një pjesë e realizuar në këtë event të njohur botëror.
Përkundër se numëron vite të shumta në skenë, Bleona po vazhdon të shkëlqejë dhe të jetë në fokus me projektet që realizon herë pas here. /Telegrafi/