Telegrafi

Bleona Qereti mysafire në shtëpinë e çiftit Ramush dhe Anita Haradinaj

Këngëtarja e mirënjohur, Bleona Qereti prej vitesh është zhvendosur në Amerikë ku edhe ka vazhduar karrierën.

Por, herë pas here ajo është kthyer në Shqipëri, si për angazhime profesionale apo vizita dhe kështu ka ndodhur edhe së fundmi.

Këngëtarja muajve të fundit është angazhuar si opinioniste në emisionin “Love Story 2”, ndërsa mbrëmë ajo ka qëndruar për një vizitë në Kosovë.

Foto: Bleona Qereti/Instagram

Bleona ishte mysafire e çiftit Ramush dhe Anita Haradinaj, këtë e ka treguar vet ajo në disa postime në llogarinë e saj në Instagram teksa postoi foto me të dy.

Foto: Bleona Qereti/Instagram

“Kur të bën foto Anita me më të mirin prej krejtve”, ka shkruar Bleona sipër imazheve ku shihet përkrah ish-kryeministrit të Kosovës.

Ndërsa, në foton me Anitën, këngëtarja ka shkruar: Dje, sot dhe përgjithmonë.

Foto: Bleona Qereti/Instagram

Duket se artisten e njohur e lidhë një shoqëri e afërt me çiftin Haradinaj, pasi kjo nuk është hera e parë që ajo shihet bashkë me ta. /Telegrafi/

Foto: Bleona Qereti/Instagram