Telegrafi

Bleona Qereti me probleme martesore?

Sipas mediave në Shqipëri, për shkak të punëve të saj të pandalshme, ajo po ka probleme me bashkëshortin e saj, i cili siç duket ka humbur interesin për të kohëve të fundit.

Sipas disa postimeve që ka bërë vet Bleona në rrjetet sociale, besohet se ajo mund të ketë probleme.

“Sikur bashkëshorti im, Ganiu, të më kushtojë vetëm 50 për qind të vëmendjes që i kushton makinës së tij, kjo do të ishte mrekulli për mua”, ka shkruar Bleona.

Ky postim, dhe shumë të ngjashme me të, kanë vënë në dyshim marrëdhënien e tyre bashkëshortore, por Bleona së fundmi ka postuar një tjetër foto, ku shihet çifti i lumtur dhe duke kaluar kohë të mirë.

Për këtë temë, Bleona ka preferuar të qëndrojë e heshtur, vetëm duke thënë që ata ende janë së bashku dhe në harmoni me njëri tjetrin.