Telegrafi

Bleona Qereti me fustan transparent në klipin e ri

Muajin e kaluar solli këngën më të re të titulluar “Wicked Game”, i cili u mirëprit prej fansave.

Bleona Qereti duket se ka vendosur që të mos ndalet me projekte të reja muzikore që do të sjell këtë vit.

Ajo tashmë është në përgatitje të projektit të ri që do ta shoqërojë me videoklip që pritet të jetë i veçantë.

E veshur me një fustan transparent, Bleona ka treguar se në këtë formë do ta shohim në këtë këngë që do të ketë një histori personale.

“I don’t need your love (Nuk më duhet dashuria jote)”, titullohet kënga e re e bukuroshes sonë, e cila pohon se secili prej nesh e kemi përjetuar dhe e kemi thënë këtë gjë në jetë.

Lexo po ashtu Toplista e Billboard, Bleona në vendin e 12-të: E ëndërrova këtë moment që kur isha e vogël

“Kënga do të publikohet këtë javë dhe është një histori shumë personale e imja dhe e ndjeje se secili prej nesh kemi qenë në këtë pikë një herë në jetën tonë. Mezi pres që ta dëgjoni”, ka shkruar Bleona.

Ndryshe, pritet të sillet edhe kënga të reja muzikore gjatë muajve të ardhshëm ndërsa nuk është hera e parë që vjen me këtë veshje. /Telegrafi/