Bleona Qereti e ka publikuar projektin e ri muzikor, të cilin e ka sjellë me videoklip.
Kënga titullohet “Monster”, ndërsa në videon muzikore, këngëtarja nuk heziton të vë në plan të parë edhe figurën e saj trupore.
Është një baladë e interpretuar për mrekulli nga Bleona dhe pritet të pëlqehet nga fansat e saj.
Përveç videos së publikuar në YouTube, kjo këngë është në dispozicion të fansave edhe në të gjitha platformat tjera muzikore.
“I Don’t Need Your Love” ishte një prej materialeve më të fundit muzikore të Bleonës që u lansua në muajin qershor të këtij viti.
Pritet që kënga e re, “Monster” të pëlqehet edhe nga fansat ndërkombëtarë të këngëtares nga Shqipëria.
Këngëtarja shqiptare, e cila po ndërton karrierë ndërkombëtare, asnjëherë nuk ka hezituar të vë në plan të parë figurën trupore gjatë karrierës së saj artistike, ndërsa edhe në këtë videoklip vë në pah linjat e saj. /Telegrafi/