Telegrafi

Bleona po arrin synimet e saj (Foto)

Këngëtarja shqiptare, Bleona Qereti, shkoi në Amerikë për të vazhduar karrierën e saj.

Synimet e saja ishin dhe janë akoma, të bëhet një këngëtare me famë. Këtë ajo po e arrin, çdo ditë e më shumë.

Bleona ka njoftuar përmes rrjeteve sociale, se ka qenë një nga të ftuarat në ceremoninë e organizuar nga revista LaPalme Magazine, e cila kishte mbledhur disa nga artistët më në zë të vendit, njofton KosovaPress.

Lexo po ashtu Bleona publikon videon e prapaskenave të realizimit të fotografive nudo (Video, +18)

Bleona ka mahnitur me dukjen e saj në këtë eveniment, ndaj dhe revistat prestigjioze si OK, Star Magazine, Enquirer e Radar, e kanë komentuar si një yll në ngjitje dhe si një nga më të mirat e momentit.