Telegrafi

Bleona performoi në Amerikë për komunitetin e shqiptarëve që po mbështesin Trumpin për president

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, ka performuar natën e mbrëmshme (e shtunë) në Sallën e Qendrës Kulturore “Nënë Tereza” në Southfield MI.

Ajo iu është bashkuar atje në një festë të madhe komunitetit shqiptar në Amerikë, të cilët po shprehin mbështetje për rizgjedhjen e Donald Trumpit president të vendit.

Në disa video të publikuara në rrjetet sociale, e më pas të rishpërndara nga vet këngëtarja, shfaqet momenti kur Bleona ka kënduar për të pranishmit.

Ajo fillimisht ka interpretuar këngën e famshme patriotike amerikane “God Bless America”, gjersa më pas ka kënduar edhe në shqip këngën “Xhamadani vija vija”.

Lexo po ashtu Bleona i komenton Grenellit: Duke pasur gjak shqiptar në venat e mia, nuk mund të të falënderoj mjaftueshëm për atë që ti ke bërë për neve

E veshur me një fustan të zi dhe të gjatë, këngëtarja shqiptare e cila jeton dhe vepron në Amerikë, i ka mahnitur të gjithë me elegancën e saj.

Foto: Bleona/InstaStory

Bleona përndryshe ka shprehur hapur mbështetjen e saj për kandidatin republikan, Donald Trump, në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 3 nëntor.

E njëjta ka pasur rastin që pak ditë më parë të takohet me ndërmjetësuesin special për diaologun Kosovë-Serbi nga Administrata Trump, Richard Grennell, të cilin edhe e ka falënderuar publikisht për atë që ka bërë për shqiptarët. /Telegrafi/