Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, ka performuar natën e mbrëmshme (e shtunë) në Sallën e Qendrës Kulturore “Nënë Tereza” në Southfield MI.
Ajo iu është bashkuar atje në një festë të madhe komunitetit shqiptar në Amerikë, të cilët po shprehin mbështetje për rizgjedhjen e Donald Trumpit president të vendit.
Në disa video të publikuara në rrjetet sociale, e më pas të rishpërndara nga vet këngëtarja, shfaqet momenti kur Bleona ka kënduar për të pranishmit.
Ajo fillimisht ka interpretuar këngën e famshme patriotike amerikane “God Bless America”, gjersa më pas ka kënduar edhe në shqip këngën “Xhamadani vija vija”.
E veshur me një fustan të zi dhe të gjatë, këngëtarja shqiptare e cila jeton dhe vepron në Amerikë, i ka mahnitur të gjithë me elegancën e saj.
Bleona përndryshe ka shprehur hapur mbështetjen e saj për kandidatin republikan, Donald Trump, në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 3 nëntor.
E njëjta ka pasur rastin që pak ditë më parë të takohet me ndërmjetësuesin special për diaologun Kosovë-Serbi nga Administrata Trump, Richard Grennell, të cilin edhe e ka falënderuar publikisht për atë që ka bërë për shqiptarët. /Telegrafi/