Bleona Qereti është duke vazhduar me angazhimin e saj në ndërtimin e karrierës ndërkombëtare, ndërsa tani e ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.
Ka kohë që këngëtarja nga Shqipëria nuk ka sjellë ndonjë material të ri muzikor, mirëpo nuk ka munguar prezenca e saj në faqet rozë falë aktivitetit në rrjetet sociale.
Përmes një njoftimi në Instagram, ajo ka bërë të ditur se së shpejti do ta sjellë këngën e re.
Në InstaStory, 38-vjeçarja ka publikuar fotografi dhe video nga studioja duke përgatitur projektin e ri.
Kënga titullohet “Boy Gone Bad”, ndërsa në videot e publikuara në nga Bleona dëgjohet një pjesë e këngës.
Këngëtarja i ka paralajmëruar fansat që të jenë në pritje të materialit të ri muzikor që, sipas saj, do të vijë së shpejti.
Ndërkohë që në përshkrimin e fotografisë së publikuar në Instagram, ka shkruar: “Janë vetëm dy opsione: Përparo ose arsyetohu!”. /Telegrafi/