Telegrafi

Bleona kujton momentin kur performoi në “White Party” për LGBT-në (Foto)

Këngëtarja Bleona Qereti është shumë e pëlqyer në tregun shqiptar, dhe pasi ka kapur suksesin në vendin e saj, ajo e sprovoi vetën edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Deri më tani ajo ka disa këngë të realizuara në anglisht dhe ka mbajtur herë pas here edhe koncerte në Los Angeles.

Këngëtarja ka publikuar sot (e enjte) në llogarinë personale në Instagram një fotografi, ku shihen momente nga koncerti “White Party”, të cilin ajo e mbajti në vitin 2011 për komunitetin gay.

Mesa duket, ajo po e ndjen mall për tu rikthyer në koncerte dhe të performojë para publikut.

Së fundmi, Bleona ka bërë të ditur e përveq projekteve në Amerikë, ajo do të rikthehet edhe me një këngë shqiptare të punuar nga producenti Big Bang Beats. /Telegrafi/