Telegrafi

Bleona e fton në krevat Arian Çanin!

Një marrëdhënie tejet pozitive po krijohet mes dy anëtarëve të jurisë së Your Face Sounds Familiar, Bleonës dhe Arian Çanit.

Batutat mes dyshes kanë kaluar deri në atë nivel saqë mes dyshes të shkëmbehen ftesa ‘për të fjetur së bashku’.

Një gjë të tillë e deklaroi vetë Bleona teksa shpjegonte se apartamenti ku jeton gjatë qëndrimit në Tiranë ka hapësirë të madhe.

‘E ftoj Çanin, mund të flesh me mua, ose në dhomën tjetër pasiqë janë dy të tilla’ – u shpreh mes tjeras Bleona.

E Çani, i njohur si njeri ka komplekse duket se në kërkim të një replike të duhur, ngeli pa fjalë për disa sekonda nga ky propozim tundues i Bleonës.

‘Nuk thashë jo, puna është sa paguan?’, iu përgjigj prezantuesi televiziv këngëtares teksa në sallë plasën të qeshurat.