Site icon Telegrafi

Bleona dukej bukur në ndejën e të famshmëve të organizuar nga Elton John

(Foto: Getty Images)

Këngëtarja shqiptare që po ndërton famë botërore, Bleona Qereti, ka qenë pjesëmarrëse në ndejën e organizuar nga Fondacioni i Elton John që mbahet të njëjtën ditë me Academy Awards.

Për këtë eveniment, ajo kishte veshur një fustan të Elie Saab dhe dukej për mrekulli.

(Foto: Getty Images)

Bleona i ka publikuar disa imazhe në rrjetet sociale nga ky eveniment, ndërkohë që edhe platformat e njohura të fotografive, i kanë postuar imazhet e saj.

“The Elton John AIDS Foundation Academy Award Party” është një ndejë e përvitshme që mbahet në Los Angeles të njëjtën ditë me ceremoninë e Academy Awards.

(Foto: Getty Images)
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Bleona Qeretin

Ky organizim për herë të parë është mbajtur në vitin 1993, ndërsa mbahet nga Elton John dhe Fondacioni AIDS, dhe është ndër ndejat që kontribuon në grumbullimin e fondeve për t’i ndihmuar të prekurit nga HIV/AIDS-i.

(Foto: Getty Images)

Të pranishmit duhet t’i paguajnë biletat, të cilat jepen në formë ftesash, ndërsa një biletë kushton së paku 3.500 dollarë (2.842 euro).

Fondacioni i AIDS-it, “Elton John”, është një organizatë jofitimprurëse e themeluar nga muzikanti Elton John në vitin 1992 në SHBA dhe një vit më pas në Britani të madhe – për të ndihmuar në parandalimin e HIV-it, programet edukative, kujdesin e drejtpërdrejtë dhe mbështet shërbimet e njerëzve që jetojnë me HIV. /Telegrafi/

(Foto: Getty Images)
Exit mobile version