Kampanja “Cool Summer” vazhdon edhe këtë javë në Cineplexx, ku për çdo biletë të blerë, ju do të shpërbleheni me nga një Sola Ice Tea falas.
Përveç kësaj kampanje, të gjithë filmat do të jenë me zbritje, ato në 2D duke filluar nga 2,80 € ato në 3D duke filluar nga 3,90 €.
Edhe gjatë “Cool Summer”, do të mund t’i shihni filmat më të ri me teknologjinë RealD 3D dhe teknologjinë e re të zërimit Dolby Digital Surround System 7.1, si dhe mund të zgjedhni nga 6 sallat ku shfaqen filmat.
Disa nga top filmat që mund t’i shihni në Cineplexx janë:
Dunkirk – Ushtarët aleatë nga Belgjika, Perandoria Britanike, Kanadaja dhe Franca janë të rrethuar nga ushtria gjermane dhe evakuohen gjatë një beteje të ashpër në Luftën e Dytë Botërore. Ky film po konsiderohet si kryevepër e Christopher Nolan, regjisori i “Inception” dhe “The Dark Knight Trilogy”.
Valerian and The City of a Thousand Planets – Në shekullin e 28-të, punonjësit specialë Valerian dhe Laureline punojnë së bashku për të mbajtur rendin në të gjithë territoret njerëzore. Me aktorë si “Cara Delevigne” “Dane DeHaan” dhe “Rihanna”, regjisori Luc Besson ka krijuar një botë spektakolare në këtë film!
War For The Planet Of The Apes – Një komb me majmunë te evoluar gjenetikisht, i udhëhequr nga Çezari përfshihet në një betejë me një ushtri njerëzish.
Spider-Man: Homecoming – Në vazhdim të ngjarjeve të filmit “Captain America: Civil War”, Peter Parker përpiqet të balancojë jetën e tij në gjimnaz me karrierën si një superhero kacavjerrës. Pa dyshim një frymë e re e filmave me superheronjë!
Despicable Me 3 – Gru takohet me vëllain e tij binjak Dru, të cilin ai kurrë nuk e dinte që e kishte. Me karakterët e preferuar të të gjithëve, minions, Despicable Me 3 është definitivisht film për të gjithë grupmoshat!
All Eyez on Me– E vërteta mbi historinë e pathënë të reperit, aktorit, poetit dhe aktivistit Tupac Shakur.
Si dhe për të gjithë fansat e filmave horror, Amityville: The Awakening: Kur një film i vitit 1976 zbulohet, rihapet rasti i shtëpisë së përndjekur nga fantazmat në Amityville.
Për listën e plotë të filmave, klikoni KËTU.
Për më tepër rreth kampanjës më “Cool” të javës, klikoni KËTU.