Një çift u dashurua me kishën ku u martuna, e si pasojë e blenë, e rinovuan dhe e shndërruan në një shtëpi përrallore për pushime.
71-vjeçari Bill Monroe dhe bashkëshortja e tij 65-vjeçarja, Anne, u martuan te kisha e Shenjtë Luke’s në Kielder National Park, Northumberland, 1987. Ata kanë katër djem dhe që të gjithë janë pagëzuar aty.
Në vitin 1998 çifti bleu kishën e që atëherë shpenzoi më shumë se 200 mijë funte për ta shndërruar në një shtëpi të veçantë, transmeton shekulli. Banesa e re përbëhet nga 4 dhoma gjumi, dhoma e ndenjës e vendosur në pjesë ku ka qenë altari si dhe pjesë të tjera të krijuara pas ndryshimit.
Anne, e cila është pagëzuar tek ajo kishë është shprehur: “Jam rritur aty. Unë dhe Bill dëshironim që ta rigjallëronim bukurinë e saj, që njerëzit ta gëzonin përsëri”.