Site icon Telegrafi

Blenë ilegalisht dhe vodhën drunjë, arrestohen katër persona në Kaçanik

Stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka vazhduar së zbatuari planin operativ “Mbrojtja e pyjeve 2022”, lidhur me prerjen e pyjeve, transportin dhe shitjen ilegale të drunjëve .

“Në lidhje me këtë policia, pas disa informacione të pranuara në një objekt në fshatin Doganaj të Kaçanikut ka hasur një sasi të konsiderueshme të drunjëve që ishin blerë ilegalisht dhe me vendim te Prokurorit nga Prokuroria Themelore e Ferizajt ndaj dy personave me inicialet M.M (M/K) 33 vjeçar dhe N.M (M/K) 29 vjeçar është iniciuar rasti penal ‘’Blerje, pranim ose fshehje e sendeve të përfituara nga kryerja e veprës penale’’, ndërsa sasia e drunjëve është konfiskuar nga zyrtarët e pylltarisë”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, pas një pune intenzive hetimore, polica ka identifikuar dy persona tjerë me inicialet A.B (M/K) 36 vjeçar dhe V.K (M/K) 28 vjeçar të cilët dyshohet se kanë kryer vjedhjen e këtyre drunjëve dhe ndaj tyre është iniciuar rasti penal ‘’Vjedhje e pyjeve’’

Pas intervistimit nga ana e policisë, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, personat e dyshuar lirohen për procedura tjera hetimore.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aksione të tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim të prerjeve të pyjeve, transportit dhe shitjes ilegale të drunjëve, si dhe apelon te qytetarët që, saherë hasin persona që prejnë, transportojnë dhe shesin ilegalisht drunjë, të njoftojnë menjëherë policinë , stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version