Telegrafi

Blenë çokollata për dy fëmijët e saj, disa kilometra më larg rusja ndal veturën dhe i ngufat fëmijët (Video)

Një grua e re që ka 27 mijë ndjekës në profilin e saj në Instagram, akuzohet për vrasjen e fëmijëve të saj para nëntë muajve dhe shumë shpejt pritet të shfaqet në bankën e të akuzuarve.

Elena Karimova, 27-vjeçe, kishte blerë një shkrepës që e kishte përdorur për t’ia vënë zjarrin trupave të pajetë të vajzës Hadidge, 4-vjeçe, dhe djalin Sulejman, 2-vjeç, të cilët i kishte ngufatur në karriget e pasme të veturës që e kishte marrë me qira, transmeton Telegrafi.

Disa ditë para vrasjeve është publikuar videoja e fundit, ku shihet kjo nënë duke blerë çokollatat e fundit për fëmijët e saj në një pompë të derivateve, pak minuta para se t’i mbyste në mënyrën më brutale.

Ajo sillej plotësisht normal derisa paguante për derivatin që e kishte mbushur veturën, si dhe dy çokollata dhe një shkrepës. Më pas ajo futet në veturën që e kishte marrë me qira brenda të cilës ishin dy fëmijët.

Besohet se ajo disa kilometra më larg kishte parkuar veturën në një zonë malore dhe kishte ngufatur fëmijët e saj. Sikur kjo të mos i mjaftonte, i futi në mal dhe përdori shkrepësen për t’ua vënë flakën trupave të pajetë.

Por, duke e ditur se tymi i zjarrit mund të dallohet nga policia, gruaja nga qyteti Novgorod ka përdorur ujin për ta shuar zjarrin pasi ishin djegur pjesërisht trupat. Ato pjesë që nuk ishin djegur i kishte futur në veturë dhe ishte kthyer në shtëpi ku e kishte kaluar natën, kurse trupat i kishte lënë në veturë.

Të nesërmen pjesët e trupave i dërgoi në një zonë tjetër për t’i djegur plotësisht. Megjithatë zjarrfikësit pasi kanë intervenuar e kanë kuptuar se bëhej fjalë për trupa të djegur. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?time_continue=63&v=vM3lg7NypTw