Kosova e ka mposhtur San Marinon në miqësoren e luajtur në “Fadil Vokrri” me rezultat të thellë 4-1.
Disa futbollistë u paraqitën për të parën herë në fanellën e Kosova, njëri nga ta ishte Blendi Idrizi, lojtari i Schalkes 04.
Ai ka treguar se kujt do t’ia dhurojë fanellën e Kosovës pasi ishte hera e parë që e djersiti.
“Debutimin nuk mund ta përshkruaj me fjalë, ndërsa ishte ndeshje e veçantë për mua”.
“Kanë qenë ditë të mira për mua dhe më kanë pritur shumë mirë të gjithë. Fanellën sigurisht se do t’ia jap ndonjë anëtari të familjes. Ndoshta gjyshit”, ka thënë Idrizi.
Idrizi pati një paraqitje shumë të mirë sot, duke ndihmuar në fitoren e thellë të Kosovës. /Telegrafi/