Telegrafi

Blendi Fevziu publikon fotografi nga koha kur kishte flokë

Foto: Blendi Fevziu/Instagram

Gazetari i njohur Blendi Fevziu, është një nga figurat më ikonike të Televizioni Klan, në Shqipëri.

Emisioni i tij “Opinion” është i shikuar në mbarë trevat shqiptare dhe jo vetëm.

Blendi është mjaft aktiv dhe i ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat herë pas here fotografi të ndryshme nga jeta e tij.

Së fundmi, gazetari Fevziu ka publikuar për ndjekësit një fotografi të rrallë nga koha kur kishte flokë.

Foto: Blendi Fevziu/Instagram

Në një imazh të vitit 1987, ai e ka krahasuar atë me një nga fotografitë e realizuar në ditët e sotme.

Ndryshimet që nga ajo kohë vërehen dukshëm, kjo pasi me kalimin e viteve Blendi përfundoi pa asnjë qime floku në kokë. /Telegrafi/