Prezantuesi i njohur Blendi Fevziu është një ndër personazhet më të ndjekur të ekranit.
Ndonëse është çdo mbrëmje i ngarkuar me punë në emisionin e tij, ai gjen kohë të mjaftueshme edhe për familjen.
Në përditshmëri, Blendi është gjithashtu një bashkëshort dhe baba shumë i përkushtuar.
Se është i tillë, këtë gjë ai e ka vërtetuar edhe përmes disa imazheve të publikuara së fundmi në InstaStory, ku shfaqet bashkë me djalin e tij teksa shijon një ditë të freskët pranverore.
Dashurinë e madhe që ka për të birin, ai nuk heziton ta shpreh edhe me përqafimetë zjarrta të mbushura me dashuri prindërore /Telegrafi/