Telegrafi

Blendi Fevziu përfundimisht qëndron në TV Klan

Është përfolur shumë këto ditë në media ardhmëria e gazetarit Blendi Fevziu në televizionin Klan.

Krejt kjo zhurmë mediatike u shkaktua për shkak të disa ofertave që mendohet se do ta drejtonin Fevziun kah Top Channel.

Megjithatë, ai do vazhdojë të jetë pjesë e familjes së madhe të TV Klan, dhe këtë e ka konfirmuar vet televizioni.

Blendi Fevziu ka një karrierë të gjatë prej 20 vitesh me emisionin e tij “Opinion”.

Ai trajton tema të ndryshe në programin e tij, teksa ka arritur të intervistojë figurat më të mëdha publike në vend.

“Opinion” është shquar gjithmonë si një ndër emisionet me shikueshmërinë më të lartë.

Teksa edhe autori dhe drejtuesit i këtij emisioni mendohet të jetë ndër gazetarët më të paguar në Shqipëri. /Telegrafi/