Telegrafi

Blendi Fevziu largon gruan nga fotografia për t’u dukur më mirë? (Foto)

Në një fotografi të publikuar së fundmi në Instagram, moderatori televiziv Blendi Fevziu ka prerë pjesën e ku ndodhet bashkëshortja e tij, në mënyrë që të shfaqë më së miri stilin e tij të veshjes.

Në fakt nëse do kishte prerë pjesën ku duket këmba e gruas së tij me këpucë me taka të kuqe, Fevziut do t’i pritej edhe maja e këpucës së tij të kuqe.

“Sakrificë” të cilën prezantuesi nuk mund ta bënte dot, shkruan Mapo.