Telegrafi

Blendi Fevziu flet rreth pagës së tij

Prej vitesh e kemi parë në rolin e moderatorit dhe pak ka treguar për jetën e tij personale. Por për publikun, me mjaft interes është edhe se sa është rroga e Blendi Fevziut.

Shumë vite punë si gazetar, duke drejtuar pyetje mbi problematikat që ndeshim çdo ditë, autor i disa librave, dhe plot pasione për udhëtimet, sot ai ka provuar si është të jesh në rolin e të intervistuarit në këndin e ekselencës në “Vila 24” në “News 24”.

Njerëzit janë të interesuar sa e keni rrogën?

“Rroga është një kontratë personale. Lidhet me rrethanat. Unë kam qenë ndër gazetarët e parë në Shqipëri që nuk kam qenë dakord me një kontratë standarde, por në varësi të reklamave që sjell. Pra nuk paguhem njësoj në çdo vit. Jam ndër gazetarët që rri në çdo moment në vëmendje të matjes së audiencës. Unë e kam raportin drejtpërdrejt më shikuesin. Unë paguhem shumë. Standardi im i jetesës nuk vjen vetëm nga rroga, por nga një lloj trashëgimie nga familja ime. Edhe nga librat e mi kanë ardhur fitime. Librin nuk e kontrollon dot sa shiti, si u shit. Por unë kam patur një kontratë fillimisht me blerësin”.

Sa libra shitet në panair?

“Diku 5 mijë kopje”, përfundoi ai.