Telegrafi

Blen telefon Samsung S6 Edge, ja çfarë gjen në kuti (Foto)

Greg Cundill, tregon se po priste të merrte telefonin e tij të ri, Samsung Galaxy S6 Edge pasi kishte rinovuar kontratën me kompaninë telefonike. Por kur hapi kutinë pa një kanaçe me peshk të vajosur.

“As nuk dija çfarë të thoja kur e hapa kutinë”- tha 23 vjeçari, Greg. “Mua as që më pëlqejnë sardelet. Po atë sfungjerin se di pse e kanë vendosur aty”-shtoi ai ironikisht, transmeton noa.

Kompania që kryen transportin është duke e hetuar rastin, shkruan The Sun. Gregu shtoi se ishte pak i nevrikosur se si pagoi 56 paundë vetëm për transportin e këtyre peshqve.