Coco mund të jetë qeni më i llastuar në të gjithë botën.
Kafsha e rracës Alaskan Malamute ka marrë si dhuratë nga padroni i tij i përkushtuar tetë telefona iPhone 7s – djali i vetëm i burrit më të pasur në Kinë Wang Jianli, sipas mediave vendase.
Fotot e postuara online tregojnë qenin me fat pranë kutive që mendohet të përmbajnë smartphonat me vlerë 800 funte secili, transmeton tiranaobserver.
Pronari i Coco, Wang Sicong, 28 vjeç, është arsimuar në Kolegjin Winchester dhe ka një pasuri prej 430 milionë funte.