Site icon Telegrafi

Blen maskë për mbrojtje nga virusi vdekjeprurës, i vjen nga Wuhan, vendi ku shpërtheu coronavirusi

Evropianët kanë qenë duke blerë maska ​​mbrojtëse në një përpjekje për tu mbrojtur kundër shpërthimit të coronavirusit.

Por, në një kthesë të çuditshme, një grua italiane që e bleu atë, i kishte ardhur nga Wuhan, epiqendra e virusit.

Përdoruesja e Twitter, Lara, e cila punon në një aeroport në Romë, i tha Euronews se ajo “u pajis” me maskën e saj gjatë “alarmimit, lajmeve të rreme dhe konfuzionit me informacionin”, transmeotn Telegrafi.

Ajo shtoi: “Unë preferoj ta mbroj veten duke e veshur atë”.

Por pasi e bleu atë, ajo vuri re një detaj kyç në paketimin, i cili tha se produkti kishte ardhur nga Wuhan, Kinë.

Është prodhuar në prill të vitit të kaluar – pra shumë më herët se shpërthimi i virusit – dhe ishte shpërndarë nga kompania farmaceutike italiane Farmaczabban.

Dr Maria Catena Ingria, e cila punon me Farmacie Igea tha që urdhrat për maska ​​të tilla bëheshin muaj më parë dhe mbërrinin në Itali çdo ditë. Ata janë porositur nga Wuhan, konfirmoi ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version