Site icon Telegrafi

Blen frigorifer, por ajo që gjen brenda e trondit

Një grua ka treguar sesi  kishte blerë nga fqinja e saj, një frigorifer të përdorur me ngrirje të thellë për një çmim prej 30 dollarësh.

Ajo nuk e kishte hapur frigoriferin menjëherë, meqë fqinja i kishte thënë se do të vinin pjesëtarë të kishës për t’i marrë gjësendet që gjendeshin aty.

Por, meqë koha kishte kaluar dhe askush nga kisha nuk kishte shkuar që të interesohej, gruaja kishte vendosur që ta hapte frigoriferin, tri javë pasi që e kishte blerë nga fqinji i saj.

Me atë rast, ajo kishte vërejtur një gjë të frikshme, këmbën e nënës së vdekur të fqinjës së saj.

“Ajo ma shiti frigoriferin me nënën e saj të vdekur për vetëm 30 dollarë”, thotë gruaja e tronditur, transmeton syri.

Policia ka konfirmuar se në atë frigorifer kanë gjetur mbetje njerëzore. Fqinja nga ferri në ndërkohë është arratisur.

Exit mobile version