Telegrafi

Blejnë veshmbathje, paguajnë me para të falsifikuara në Prizren

Policia e Prizrenit raporton se dje, në dy raste të ndara, një mashkull dhe një femër kanë blerë veshmbathje në një lokalin në vlerë prej 110 eurove, të cilët kanë paguar dy herë me një kartëmonedha të falsifikuar prej 50 eurove.

Menjëherë, siç njofton Policia, janë konfiskuar paratë që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Ndërsa, lidhur me rastin janë njoftuar njësitet përkatëse.