Telegrafi

Blejnë karrige të përdorur, ajo që zbulojnë në të i lë pa fjalë (Foto)

Një çift nga Britania bleu një karrige të përdorur për vetëm 5 funte, por ajo që padyshim nuk prisnin ishte që brenda saj të fshiheshin bizhuteri prej diamanti, me vlerë 5 mijë funte.

Angela Milner Brown, 50-vjeç dhe bashkëshorti i saj Angus, 47, e blenë karrigen 10 vite më parë dhe e lanë në papafingo pasi nuk kishin para për ta rregulluar.

Kur vendosën për ta bërë një gjë të tillë, zbuluan se brenda kësaj mobiljeje të vjetërsuar fshiheshin diamantet e çmuar.

Angela tregon se bizhuteritë i kishte gjetur bashkëshorti i saj, i cili e befasoi atë fillimisht në përvjetorin e martesës me një unazë prej diamanti, që e kishte gjetur tek karrigia.

Për Shën Valentin, ai i dhuroi vëthët e më pas për Pashkë, një karficë, transmeton tvklan.

Çifti vendosi që t’i çonte bizhuteritë tek ekspertët për të parë vlerën e tyre, dhe padyshim që u shtangën kur morën vesh se të gjitha bashkë vlenin rreth 5 mijë funte.