Telegrafi

Blejnë divanin për 20 dollarë, shokohen çfarë gjejnë brenda tij! (Foto)

Kali Guasti dhe dy cimeret e tij, blenë një divan për 20 dollarë në mënyrë që sa më lirë t’iu kushtojë mobilimi i apartamentit. Dhe kështu treshja shkuan në një rrugë ku shiteshin divan të përdorur, dhe pa u menduar dy herë e blenë një që nuk ishte edhe aq i bukur, transmeton Telegrafi.

Por një natë ata i “pushtojë” kureshtja, dhe kështu cimerja Riz Verkoven hapi zinxhirin e njërës anë të divanit ku gjeti një pliko të mbyllur. Në atë pliko gjendeshin hiq më pak se 4.000 dollarë, por më vonë e kuptuan se ajo është njëra prej shumë plikove tjera.

Treshja në total kanë arritur të gjejnë 40.000 dollarë të fshehura në divan, dhe të gjitha këto të holla ishin të mbyllura nëpër pliko. Në njërin prej plikove ata panë të shënuar emrin e një gruaje.

Kështu të nesërmen që të tre arritën të gjejnë atë grua, dhe vendosën t’ia kthejnë vejushës 90-vjeçe paratë që i kishte fshehur kohë më parë.

Ky gjest i studentëve e emocionoi tej mase gruan e cila nuk mund të ndalte lotët. /Telegrafi/