Fortesa Home dhe Banka Ekonomike, kanë njoftuar një partneritet të ri që do të mundësojë për klientët blerje më të lehta dhe me kushte të favorshme.
Ky bashkëpunim sjell një mundësi të veçantë për të gjithë ata që dëshirojnë të investojnë në cilësi dhe komoditet për ambientet e tyre të jetesës, duke ofruar një plan pagese pa interes bankar për një periudhë deri në 36 muaj.
Të gjithë klientët e Fortesa Home do të përfitojnë nga mundësia për të blerë pllaka, laminat dhe pajisje hidrosanitare pa asnjë interes. Kjo ofertë aplikohet për të gjitha blerjet që realizohen përmes kartelave të kreditit të lëshuara nga Banka Ekonomike, duke u lejuar klientëve të shpërndajnë koston e blerjeve të mëdha në këste mujore pa u ngarkuar me ndonjë kosto shtesë për interes.
Fortesa Home: “Partneriteti me Bankën Ekonomike është një hap i rëndësishëm në angazhimin tonë për të qenë afër klientëve dhe për të ofruar zgjidhje që përshtaten me nevojat e tyre”.
Marrëveshja është tashmë në fuqi dhe klientët mund të vizitojnë dyqanet e Fortesa Home në Prishtinë, Prizren, Pejë dhe Ferizaj apo të kontaktojnë përmes website www.fortesa.net, ose rrjeteve sociale të kompanisë për më shumë informacion rreth kushteve dhe përfitimeve që vijnë me këtë ofertë.