Site icon Telegrafi

Bledi Shkëmbi vlerëson lartë tre pikët e marra në udhëtim te Trepça ’89

Ballkani ka marrë një fitore komode 2-0 në udhëtim te Trepça ’89 në kuadër të javës së 26-të në Superligën e Kosovës.

Trajneri i skuadrës nga Theranda, Beldi Shkëmbi ka vlerësuar lartë tre pikët e marra në Mitrovicë, duke u rikthyer kështu në vendin e parë në tabelë.

“Jemi dhe do të jemi në çdo ndeshje në presion. Ndoshta nuk kishim asnjë rast, por futbollistët bën një lojë të mirë ndaj një kundërshtari të vështirë”, ka thënë pas ndeshjes ai për Art Sport.

Lexo po ashtu Ballkani triumfon te Trepça ’89 dhe rrëmben pozitën e parë në tabelë  

“Morëm pikët e plota për të cilat edhe kishim ardhur me një lojë të mirë”.

“Ne luajmë çdo ndeshje për të fituar, për të arritur synimet dhe shpresojmë që do t’ia dalim”, ka përfunduar Shkëmbi.

Me fitoren 2:0, Ballkani është ngritur në vendin e parë me 55 pikë, sa ka edhe Drita, ndërsa 89-shi zë vendin e gjashtë me 32 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version