Telegrafi

Bledi Shkëmbi tregon dallimet mes kampionatit të Kosovës dhe të Shqipërisë

Kryetrajneri i Lirisë së Prizrenit, Bledi Shkëmbi, beson se skuadra e tij është brenda pritshmërive dhe synon të marrë maksimumin e pikëve.

“Në përgjithësi jam i kënaqur me ecurinë e skuadrës deri më tani, megjithëse kemi patur momente jo të mira. Nuk kemi arritur të krijojmë një kontinuitet të rezultateve, por marrë në përgjithësi kemi bërë gjëra të mira. Me pritshmëritë jemi aty ku kemi menduar që në fillim. Ndoshta kemi mundur të regjistrojmë ndonjë pikë më shumë, por në fund mendoj që do kemi aq pikë sa i kemi merituar.”, potencoi Shkëmbi për Dukagjinin.

Më tej Shkëmbi foli për objektivin e skuadrës prizrenase për ndeshjet e mbetura të stinorit vjeshtor.

“Synojmë të marrim maksimumin në tre ndeshjet e mbetura të stinorit vjeshtorë në mënyrë që të jemi në hap me rivalët tanë dhe më pas do shohim nëse do kemi mundësi për tu përforcuar”.

Në fund ai bëri edhe një krahasim ndërmjet kampionatit kosovar dhe atij shqiptarë:

“Dallimi i parë infrastruktura. Nëse në Kosovë duhet të investohet në terrenet sportive në mënyrë që të jenë në hap me kampionatin shqiptar, i cili mendoj se ka avancuar shumë pikërisht në këtë aspekt”, mbylli Shkëmbi. /dukagjini/