Site icon Telegrafi

Bledi Shkëmbi thotë se lojtarët e Ballkanit nuk luajtën me shpirt ndaj Drenicës

Ballkani e lëshoi kreun e tabelës, pas humbjes 2-1 në udhëtim te Drenica në kuadër të javës së 32-të të Superligës së Kosovës.

Skuadra nga Theranda ishte në vendin e parë, mirëpo aktualisht gjenden në vendin e tretë, derisa lider është bërë Prishtina.

Pas ndeshjes, Bledi Shkëmbi tha se lojtarët e tij nuk kanë luajtur me zemër dhe kjo paso me lëshimin e  kreut të tabelës.

Lexo po ashtu Ballkani lëshon kreun, mposhtet në udhëtim te Drenica

“Ishte ndeshje e vështirë, nuk funksionoi asgjë, një ndeshje e dobët. Siç duket nuk menaxhuam mirë këto dy ditë pas fitores kundër Llapit”, ka thënë ai për Art Sport.

“U futem në lojë  sikurse të fitonim ndeshjen, duke e nënvlerësuar kundërshtarin. Kjo ndeshje iku, duhet të përgatitemi për ndeshjen e radhës”.

“Për te triumfuar kundër rivalëve, duhet të ndryshoj mendësi që të japësh 100% në fushë, nëse nuk  luan me shpirt dhe nuk luan për ekipin, atëherë do jetë vështirë të arrihet te rezultati pozitiv”, ka shtuar më tej Shkëmbi.

Pas xhiros së 32’të, Prishtina kryeson tabelën me 69 pikë, e ndjekur nga Drita e Ballkani që kanë 68, respektivisht 67 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version