Para rreth 300 shikuesve, Liria ka mundur Onixin, 2:0, në miqësoren e zhvilluar në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren.
Në ndeshjen që trajnerët e të dyja ekipeve (Shkëmbi e Metaj) provuan të gjithë futbollistët, Liria fitoi me golat e Florent Avdylit e Mevlan Zekës.
Liria, qe superiore tërë kohën, duke pasur edhe disa raste të tjera shënimi.
Në lojën e Lirisë, u vërejt një frymë dhe taktikë e re, e cila do të përpunohet në vazhdim të përgatitjeve.Liria të hënën udhëton për Ohër.