Komisioni i disiplinës pranë Federatës së Basketbollit ka marrë vendime të forta ne lidhje me dhunën në ndeshjen e kampionatit të basketbollit të Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Tiranës.
Disiplina ka pezulluar kapitenin e Tiranës Erjkan Karaj me gjashtë muaj dhe gjobë financiare 600 mijë lekë.
Është pezulluar me gjashtë muaj dhe trajneri i Vllaznisë, Bledar Gjeçaj dhe është gjobitur me shumën financiare 3.7 milionë lekë. Tri javë është pezulluar basketbollisti i Vllaznisë Gjon Ndoja.
Shima, Ndoja , Lekndreaj dhe Xhonson janë gjobitur nga 300 mijë lekë secili. Klubi i Vllaznisë është dënuar me 100 mijë lekë për mos marrjen e masave për organizimin e mire të takimit. /oranews/