Telegrafi

Bledar Devolli i lumtur që u kthye me fitore te Drenica

Në ndeshjen e tij të parë pas rikthimit te Drenica, trajneri Bledar Devolli mori një fitore të madhe në luftën për mbijetesë.

Drenica mposhti Ferizajn me rezultat 1-0 me golin e shënuar nga Archange Bintsouka – Koxy.

“Jam i lumtur që u ktheva në Skenderaj. E mora drejtimin e skuadrës me shumë qejf. Këtu ndihem si në shtëpi. Besoj që është e rëndësishme që e fituam ndeshjen”.

“Fituam dhe pikët janë të rëndësishme. Pjesa e parë nuk më pëlqeu, mezi prisja të mbaronte. Në pjesën e dytë e rritëm lojën dhe shënuam golin. Kundërshtarin e detyruam të luante me topa të gjatë. Jam i lumtur dhe i kënaqur me rezultatin, por më shumë jam i lumtur për çunat”, ka thënë Devolli.

Pas kësaj fitoreje Drenica është në vendin e tetë me 23 pikë, ndërsa Ferizaj kthehet në pozitën e fundit me 21 pikë. /Telegrafi/